Trajneri boshnjak shijon fitoren e parë në pankinën e Prishtinës

Futboll

Trajneri boshnjak shijon fitoren e parë në pankinën e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Trajneri boshnjak shijon fitoren e parë në pankinën e Prishtinës

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Kjo ishte ndeshja e dytë për trajnerin boshnjak në radhët e ekipit të kryeqytetit. 

Trajneri boshnjak, Abdullah Ibrakoviq, shijon fitoren e parë në pankinën e Prishtinës. 

Në minutën e 60-të, Leonit Abazi, realizoi për 1:0.

Ai realizon gol të bukur, në orvatje për të harkuar topi shkoi në rrjetë!

Në minutën e 88-të, Bleart Tolaj thellon fitoren e Prishtinës.

Prishtina kalon në vend të pestë me 21 pikë e Feronikeli është në fund me 10 sosh. 

'Nikli' vazhdon serinë katastrofë, shtatë ndeshjet e fundit po aq humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat