Sytë nga Darwin Nunez

Futboll

Sytë nga Darwin Nunez

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 12:27
Sytë nga Darwin Nunez

Atletico Madrid dhe Simeone po kërkojnë mundësi të reja në merkato për të përforcuar sulmin.

Duke parë edhe moshën e Luis Suarezit, 35 vjeç tashmë, trajneri argjentinas kërkon një lojtar goli, teksa ka hedhur sytë nga Darwin Nunez.

Uruguaiani, vetëm 22 vjeç, po impresionon me fanellën e Benficës me 8 gola dhe 2 asiste deri tani ku ka tërhequr vëmendjen edhe të Barcelonës me Juventusin.

Benfica e bleu 24 mln euro një vit më parë lojtarin nga Almeria, ndërsa tani kërkon të paktën 50 mln për ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat