Ranieri nominohet nga FIFA

Futboll

Ranieri nominohet nga FIFA

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Ranieri nominohet nga FIFA

Claudio Ranieri është nominuar nga FIFA për çmimin Fair Play 2021.

Gjithçka lidhet me gjestin që ka bërë tekniku aktual i Watford sezonin e kaluar kur ishte në stolin e Sampdorias.

Në ndeshjen ndaj Interit vetëm pak ditë pasi zikaltrit ishin shpallur zyrtarisht kampionë të Italisë për sezonin 2020-2021, Ranieri rreshtoi skuadrën e tij në momentin e hyrjes së Interit në fushë për të nderuar futbollistët dhe trajnerin Antonio Conte për arritjen që kishin realizuar.

Gjesti i Ranierit është vlerësuar jashtëzakonisht nga FIFA që e ka futur teknikun italian në listën e kandidaturave për çmimin fair-play 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat