Giroud lëndohet sërish

Futboll

Giroud lëndohet sërish

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:04
Olivier Giroud

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka pësuar një dëmtim të kofshës dhe do të rivlerësohet pas 10 ditësh.

Trajneri Stefano Pioli, i cili sot nënshkroi një marrëveshje të re me kuqezinjtë, do të duhet të përballojë pa qendërsulmuesin francez për të paktën 10 ditë.

“Tuttomercatoweb” dhe “Calciomercato.com” raportojnë se ish-lojtari i Chelseat dhe Arsenalit ka pësuar një dëmtim në muskulin e majtë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për të paktën 10 ditë.

Giroud, i cili startoi në fitoren 1-0 ndaj Atletico Madridit, më pas do të rivlerësohet për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Por trajneri ka marrë gjithashtu disa lajme të mira, pasi portieri Mike Maignan dhe qendërmbrojtësi Fikayo Tomori janë rikthyer në stërvitje dhe janë në garë për një vend në skuadër kundër Sassuolos këtë fundjavë.

Veterani Zlatan Ibrahimovic, i cili zëvendësoi Giroud kundër kampionëve spanjollë, duhet të jetë gjithashtu i disponueshëm për ndeshjen kundër Neroverdit.

Milani aktualisht është i pari me Napolin në Serie A, pasi ka marrë 32 pikë në 13 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat