Prishtina shënon fitore bindëse në stadiumin ‘Sami Kelmendi’

Futboll

Prishtina shënon fitore bindëse në stadiumin ‘Sami Kelmendi’

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:52
Prishtina shënon fitore bindëse në stadiumin ‘Sami Kelmendi’

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Ulpianës, në ndeshjen e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Në një atmosferë të mirë sportive në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina importon tre pikë të mëdha.
Ulpiana kërkojë pikë por nuk arriti në duel me kampionin në fuqi.

Futbollisti Leotrim Kryeziu shënoi në minutën e 34-të.

Besnik Krasniqi realizon nga penalltia në minutën e 57-të, duke i dhënë qetësi Prishtinës.

Në minutën e 85-të, Leotrim Kryeziu sërish shënon dhe për 0:3.  

Prishtina përforcon vendin e pestë me 24 pikë, ka një ndeshje më shumë e 4 pikë me pak se lideri Gjilani, ndërsa Ulpiana mbetet në vend të shtatë me 17 sosh. 

Është fitorja e dytë në pankinën e Prishtinës për trajnerin boshnjak Abdullah Ibrakoviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat