Marotta: Në Angli ka shumë pronarë të huaj

Futboll

Marotta: Në Angli ka shumë pronarë të huaj

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:39
Marotta: Në Angli ka shumë pronarë të huaj

Beppe Marotta foli edhe për presidencën zikaltër, duke mohuar një ndryshim të mundshëm pronësie: “Në Angli ka shumë pronarë të huaj, siç ndodh me Interin. Ne duhet të falënderojmë familjen ‘Zhang’, që ka shpenzuar qindra, mijëra euro për Interin. Pandemia ka krijuar humbje te rëndësishme, por asnjëherë nuk ka munguar afërsia e tyre me ne menaxherët.

Duhet të gjejmë modele qëndrueshmërie duke pasur parasysh momentin e futbollit. Si? Të përdorim tregtimin e lojtarëve siç bëjnë të gjithë. Pronarët nuk mund të vazhdojnë të hedhin para si në të kaluarën. Merkatoja e së ardhmes? Nuk duhet të ketë bilanc negativ, sepse kombet e tjera evropiane na kanë tejkaluar si model ekonomik dhe atraktiv. Duhet të ulim kostot dhe të prodhojmë lojtarë”.

Marotta komentoi edhe rinovimin e mundshëm të kroatit Brozovic: “Nëse lojtarët duan të qëndrojnë me ne, jemi të lumtur. Nuk mund të japim miliona, por nëse ata e kuptojnë modelin tonë, pse të mos vazhdojmë së bashku. Interi është në gjendje të japë shumë dhe besoj se mund të arrihet një marrëveshje për Brozovic.

Tregu i transferimeve të janarit? Është një treg i vështirë dhe i varfër. Skuadra jonë nuk ka boshllëqe. Nuk ka nevojë të preket, sepse rezultatet tregojnë se jemi konkurrues. Vlahovic? Shpresoj që ai dhe Fiorentina të mund t’i zgjidhin problemet. Sulmuesi serb është një nga lojtarët e rinj më të rëndësishëm në ligën italiane. Në këtë repart, ne po bëjmë mirë me Dzekon, Martinez dhe të tjerët.

Çfarë ndodhi me Lukakun? Vullneti i tij ishte të kthehej në Angli dhe Interi nuk mund të hiqte dorë nga shuma që mori. Megjithatë, nëse lojtari nuk do të kishte dashur të largohej, Zhang nuk do ta largonte”.

Fjala e fundit për fitimet kapitale, por pa referenca të drejtpërdrejta për Juventusin: “Modeli italian duhet të kuptojë se tregtimi i lojtarëve është thelbësor. Shitja e lojtarëve është thelbësore për klubet, sepse i yni është një kampionat tranzicioni, jo më një kampionat ku të gjithë qëndrojnë deri në fund të karrierës.

Interi nuk ka asnjë problem me fitimet kapitale. Rinovimi im? Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Zhang. Kur të vijë në Milano presidenti, apo në një mënyrë tjetër, do të përpiqemi ta finalizojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat