Vetëm 13-vjeç dhe ka shënuar 500 gola në tre sezone

Futboll

Vetëm 13-vjeç dhe ka shënuar 500 gola në tre sezone

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:35
Vetëm 13-vjeç dhe ka shënuar 500 gola në tre sezone

Francesco Camarda, një emër ky që duhet mbajtur shënim për të ardhmen. Vetëm 13-vjeç, por me shifrat e arritura deri tani, ka shkaktuar jo pak jehonë. Në tre sezone ka mposhtur plot 500 herë portierët kundërshtarë.

Pavarësisht moshës duket si një veteran në futbollin ku luan dhe shumë larg bashkëmoshatarëve të tij. Shumë e shohin si yllin e ardhshëm të Italisë dhe të Milanit, por vlen të theksohet se Camarda është vetëm 13-vjeç.

Performanca e tij po vjen gjithmonë e më tepër në rritje. Në momentin që skauti Francesco Pagani e përmendi në një prej postimeve të tij në Tëitter, me shifrat e golave, Camarda shkaktoi jehonën e madhe mediatike. Me siguri mund të themi se Milani e ka përlën në akademi, ndërsa kjo histori ngjason shumë me atë të Youssoufy Moukoko nga Borussia Dortmund.

Futbollisti gjerman me rrënjë kameruniane spikati me shifrat në ekipet e të rinjve. Në 123 ndeshje për skuadrat e të rinjve, BVB, shënoi gjithsej 192 gola derisa u bë pjesë te ekipi i parë, për të cilin u bë debutuesi më i ri në Bundesligë dhe Champions League sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat