Shqiptari me Rijekën e rrëzojnë Dinamon në Zagreb

Futboll

Shqiptari me Rijekën e rrëzojnë Dinamon në Zagreb

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:38
Shqiptari me Rijekën e rrëzojnë Dinamon në Zagreb

Futbollisti shqiptar, Lindon Selahi, me Rijekën treguan lojë të madhe në "Maksimir", duke e eliminuar Dinamon e Zagrebit në 'Maksimir".

Dinamovitët u befasuan dhe u rrëzuan në çerekfinale të Kupës së Kroacisë.  Rijeka ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos. 

Lindon Selahi u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutë e 90+3.

Arijan Ademi u aktivizua nga minuta e 61-të për dinamovitët por nuk ia dolën të përmbysin epërsinë e mysafirëve. 

Për Rijekën shënuan Obregon (27'), Drmiç (29') e Muriç (90+8) dhe për Dinamon Toliç (73').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat