Kaq shumë përplasje...

Futboll

Kaq shumë përplasje...

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:55
Ramos

E quajtën “Doktor Stiramento”, sepse kur mbërriti numri i dëmtimeve të muskujve në “los blancos” u rrit në mënyrë eksponenciale. Por Jesús Olmo kishte një plan shumë specifik dhe e realizoi atë.

Kur mbërriti në “Bernabeu”, ish-drejtori mjekësor i Real Madrid gjeti një ekip që mund të jepte fizikisht shumë më tepër. Dhe me një punë që shpesh shkaktonte dëmtime te lojtarët më të brishtë si Bale, ai ia doli, duke i kthyer madrilenët në një makinë të Champions League. Revolucioni i mjekut spanjoll solli edhe në sezonet më të mira në historinë e klubit.

Mentaliteti – Por për të marrë ndryshimet e dëshiruara, iu desh të luftonte kundër një mentaliteti që nuk shkonte shumë me të tijin. 

Real Madridi kishte një model shumë tradicional dhe unë bëra ndryshime të thella dhe revolucionare. Do të thoja drastike dhe se ato u kryen me shumë vështirësi: të gjithë e dinë që jam ankuar shumë. Kishim një skuadër të jashtëzakonshme, të nivelit më të lartë, por më dukej se lojtarët nuk ishin aspak afër formës së tyre ideale. Dhe kështu ndryshova gjithçka.

Te dhoma e zhveshjes, vendosa një dhomë më të madhe fizioterapie dhe një zonë ujore, por edhe për stafin. Punësova profesionistë të tjerë, mbërrita në skuadër me katërmbëdhjetë persona. Dhe ndryshova nutricionistët. Si rezultat, fituam tre kampionë në katër sezone dhe në 2017-ën patëm vitin më të mirë në historinë e Realit”.

Ramos – Kaq shumë përplasje, kaq shumë polemika, por kurrë si me ish-kapitenin… “Me Sergio Ramos kemi pasur një luftë të madhe. Ai është një person si unë, që i thotë gjërat në fytyrë. Unë thashë gjëra që nuk i pëlqenin atij. Edhe pse ia shpjegova, të gjithë mbrojtën qëndrimin e tij me respektin më të madh. Por sigurisht që unë nuk e vura veten nën urdhrat e tij: unë bëj zgjedhjet e mia. Nga kjo, marrëdhëniet e mia profesionale me të kanë qenë të mira. Ne e kemi respektuar gjithmonë njëri-tjetrin, ai më besoi për dëmtimet e tij dhe bëri përherë atë që i thashë, edhe sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat