Ranieri: E di se luajmë ndaj një skuadre fantastike

Futboll

Ranieri: E di se luajmë ndaj një skuadre fantastike

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:45
Ranieri: E di se luajmë ndaj një skuadre fantastike

Trajneri italian i Wafordit Ranieri, beson se stili i lojës së ekipit të tij mund të japë rezultat në ndeshjen e të shtunës ndaj Manchester City.

Ekipi i Ranierit nuk e mund skuadrën e Pep Guardiola që nga viti 1989 dhe kanë humbur çdo ndeshje me “Qytetarët” që nga viti 2007. Gjithsesi trajneri italian mbetet besimplotë se ekipi i tij do të arrijë një rezultat pozitiv.

E di se luajmë ndaj një skuadre fantastike. E dimë këtë, por duhet të provojmë dhe të bëjmë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv,” u shpreh ai.

Gjatë nëntorit, skuadra e Ranierit pati një vazhdueshmëri shumë pozitive në mënyrën se si u paraqit në fushën e lojës, por dhe në rezultatet që mori.

Edhe vetë trajneri i Chelsea, Tuchel, u shpreh pas fitores se skuadra e tij nuk i meritoi 3 pikët kundër Watford. Gjatë muajit nëntor gjithashtu skuadra e Ranierit mundi 5-2 Evertonin dhe fitoi thellë 4-1 ndaj Manchester United, skuadër që e la pa trajner.

“Kam shumë besim te futbollistët e mi, por besoj se e dini se unë jam një trajner pragmatist dhe do doja që të marrim sa më shumë pikë”.

“Tani është momenti i duhur për të mbledhur pikët që na duhen, jemi në betejë për mbijetesë dhe duhet të luftojmë shumë për çdo pikë. Çdo ndeshje duhet të tregohemi pragmatistë”, përfundoi italiani, i cili në 20 tetor mbushi 70 vjeç.

Manchester City ka humbur vetëm 2 ndeshje këtë sezon në Premier League, duke fituar 10 nga 14 ndeshjet e para, ndërsa Watford ndodhet në vendin e 17 në renditje, vetëm 3 pikë larg zonës së rënies në Championship.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat