Ancelotti: Sociedadi është një skuadër shumë e fortë

Futboll

Ancelotti: Sociedadi është një skuadër shumë e fortë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:19
Ancelotti: Sociedadi është një skuadër shumë e fortë

Sociedadi është malorja e radhës për Realin e Carlo Ancelottit.

Të paraqitesh me 7 pikë nga vendi i dytë në “Anoeta” është një luks për trajnerin e Madridit.

Megjithatë, Ancelotti kërkon që skuadra e tij të mos ndalet.

Ai kërkon nga të besuarit e vet të “vrasin” kampionatin përpara mbylljes së vitit.

“Sociedadi është një skuadër shumë e fortë, mjaft kompakte. Ky do të jetë një test shumë delikat për ne. Jam i kënaqur që vjen në këtë moment forme që po kalojmë. Do të jetë një përballje argëtuese”", tha Ancelotti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat