Derbi mes Romas dhe Interit, formacionet e mundshme

Futboll

Derbi mes Romas dhe Interit, formacionet e mundshme

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi i Serie A mes skuadrës së Romës dhe kampionit aktual italian Inter, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të sezonit 2021/22.

Në xhiron e fundit, Roma pësoi humbje 1:0 kundër Bolognas, kurse Interi shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Spezias.

Momentalisht, pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e Interit zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 34 pikë, nëntë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Roma që zë vendin e pestë.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, të dy trajnerët do të kenë probleme, ku për Romën nuk paraqiten Abraham, Afena-Gyan, El Shaarawy, Karsdorp, Pellegrini dhe Spinazzola, kurse te Interi do të mungojnë Darmian, Eriksen, Kolarov, Ranocchia dhe De Vrij.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AS Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Reynolds, Veretout, Diawara, Vina; Mkhitaryan, El Shaarawy; Shomurodov

Inter (3-5-2): Handanovic; Dimarco, Bastoni, Skriniar; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

18:00 AS Roma – Inter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat