PSV përmbys Heerenveenin

Futboll

PSV përmbys Heerenveenin

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:49
PSV përmbys Heerenveenin

PSV Eindhoveni nuk bën dy gabime radhazi. Pas barazimit 1-1 javën e kaluar në fushën e Heernveenit, skuadra e drejtuar nga Roger Shcmidt iu imponua me rezultatin e thellë 4-1 Utrechtit, duke ruajtur diferencën prej dy pikësh me Ajaxin kryesues.

Në “Philips Stadion”, në fakt, shënuan të parët që në minutën e 12-të van der Hoorn, por reagimi i vendasve ishte i shpejtë, me Gakpon që barazoi në të 27-tën.

PSV e mbylli pjesën e parë në epërsi, pasi në të 35-tën shënoi të dytin Ramalho.

Shpresat e Utrechtit për rezultat pozitiv praktikisht u venitën në minutën e 51-të, kur Doan realizoi golin e 3-1, ndërsa llogaritë e ndeshjes i mbylli Mwene në të 70-tën i asistuar pikërisht nga Doan.

PSV do të zhvendoset në vendin e tretë nëse Feyenoordi do të fitojë këtë të diel përballë Sittardit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat