Barcelona shënon një tjetër njollë në histori

Futboll

Barcelona shënon një tjetër njollë në histori

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:03
Barcelona shënon një tjetër njollë në histori

Barcelona pësoi disfatën e parë nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez teksa katalanasit dolën të mposhtur nga ndeshja shtëpiake kundër Betis me rezultatin 0-1. Një rezultat që përkeqëson edhe më shumë renditjen e katalanasve, teksa aktualisht pas 15-javësh skuadra gjendet në vendin e shtatë me 23 pikë të grumbulluara (kanë edhe një ndeshje të prapambetur ndaj Sevilla).

Kreun, i cili mbahet nga rivalët historikë të Real Madrid katalanasit mund ta shohin vetëm me “dylbi” duke qenë se janë 16 pikë larg, ndërsa një distancë të konsiderushme blaugranat kanë edhe nga zona Champions, aktualisht shtatë pikë larg.

Sakaq, për të vërtetuar sezonin e vështirë që po përjeton Barcelona deri në këtë momentë në ndihmë vjen edhe historia e cila nxjerr në pah se katalanasit kanë renditjen më të keqe në këto 18 vitet e fundit. Më keq, ekipi i Barcelonës ka bërë vetëm në sezonin 2002-2003, atëherë kur pas 16 ndeshjesh kishte grumbulluar 22 pikë.

Në atë kohë, skuadra drejtohej nga trajneri Van Gaal me këtë të fundit që u shkarkua dhe u zëvendësua nga Radomir Antic, ndërsa ekipi e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë duke u klasifikuar në Kupën Uefa vetëm në javën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat