Fyerje mes tifozëve kroatë: Ju jeni të Titos!

Futboll

Fyerje mes tifozëve kroatë: Ju jeni të Titos!

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:47
Fyerje mes tifozëve kroatë: Ju jeni të Titos!

Hajduku nga Spliti triumfoi në derbin e madh kroat, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Dinamon në “Maksimir” të Zagrebit. Kur ndeshen mes vete dy skuadrat e mëdha kroate, nuk mungojnë edhe tensionet mes tifozëve të Dinamos, "Bad Blue Boys - BBB” dhe atyre të Hajdukut të Splitit, “Torcida”.

Një numër i madh i tifozëve të Hajdukut nga Splitit shkuan në Zagreb për të përkrahur skuadrën që të arrijë fitoren e pestë radhazi dhe pak pasi “Torcida” hyri në stadium, filluan ofendimet e ndërsjella.

“Torcida” bërtiste “Vritni purgerat”, që është nofkë për nikoqirët.

Në të të njëjtën mënyrë ua kthyen edhe "Bad Blue Boys”.

Kur “Torcida” shpalosi një pankartë të madhe, ku shkruante: "E urrej Dinamon". "Bad Blue Boys shpërthyen edhe më keq, duke ia kujtuar “Torcidës” ngjarjen e 4 majit të vitit 1980, kur vdiq famëkeqi, presidenti i ish RSFJ-së, Josip Broz Tito, në stadiumin e “Poludit” në Split, heshtje e pikëllim mes Hajdukut dhe Cërvena Zvezdës.

"Ti je i Titos, Tito është i juaj!", kjo është kënga e  BBB-së. Emir Sahiti futet në minutën e 88-të dhe shënon për Hajdukun në atë të 90+4.

Kapiteni Arian Ademi u paraqit tërë takimin për Dinamon. Rijeka kryeson me 26 pikë pas 17 jave në kampionatin kroat, duke e lënë pas Osijekun me 35, Hajdukun 33, Dinamo 31 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat