Calhanoglu shpallet “heroi” i Serie A për muajin nëntor 2021

Futboll

Calhanoglu shpallet “heroi” i Serie A për muajin nëntor 2021

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:25
Calhanoglu shpallet “heroi” i Serie A për muajin nëntor 2021

Hakan Calhanoglu është lojtari më i mirë i muajit nëntor.

Kjo u njoftua nga “Lega Calcio Serie A”. Lojtari i Interit do të marrë çmimin e “EA Sports”.

Dorëzimi do të bëhet në ndeshjen paraprake Inter-Cagliari, e planifikuar për të dielën e 12 dhjetorit 2021 në orën 20:45 në stadiumin “San Siro”. Futbollisti turk është në formë të shkëlqyer, ai ka shënuar në katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura me zikaltrit.

Këto janë fjalët e De Siervo, CEO i Lega: “Hakan Calhanoglu konfirmon veten si një protagonist i madh, sidomos në muajt e dimrit, duke përsëritur suksesin e arritur në dhjetor 2020 si lojtari më i mirë i muajit. Vendosmëri, fleksibilitet, saktësi në pasim, topi i fundit, por mbi të gjitha gjuajtja nga jashtë zone ka qenë gjithmonë marka e mesfushorit turk.

Veç kësaj duhet theksuar ftohtësia dhe personaliteti me të cilin u paraqit ndaj Milanit dhe Napolit, duke dëshmuar se ka hyrë në mënyrë perfekte në tabelën taktike të shahut dhe hierarkitë e Interit, të dizajnuara nga Inzaghi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat