Trajneri i Hungarisë zbulon goditjen e fshehur

Futboll

Trajneri i Hungarisë zbulon goditjen e fshehur

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:29
Trajneri i Hungarisë zbulon goditjen e fshehur

Merkato ende nuk ka nisur zyrtarisht (ne janar do te nise brenda muajit te vitit 2022) por lajmi i pare vjen nga Marco Rossi, trajner i Hungarisë.

I pranishëm dje në Torino ku u shpërblye nga USSI, përzgjedhësi foli për mbrojtësin Attila Szalai, i rekomanduar për klubet e Serisë A, por tashmë i premtuar në Premier League:

“Nuk do të doja të përmendja emra, por nëse më duhet të bëj një të tillë them Attila Szalai, te cilin do ta shihja mirë në Itali, por me sa di unë do të shkojë te Chelsea.

Tani ai luan te Fenerbahce dhe është ndjekur nga shumë klube spanjolle”.

23-vjeçari Szalai mbërriti në Turqi nga Apollon Limassol në janar dhe ka grumbulluar 21 paraqitje në këtë pjesë të parë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat