Klopp: Ishte ndeshje e pabesueshme

Futboll

Klopp: Ishte ndeshje e pabesueshme

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:12
Klopp: Ishte ndeshje e pabesueshme

Trajneri Jurgen Klopp u shpreh se është shumë krenar me ekipin e tij, që mposhti AC Milanin, duke u bërë skuadra e parë angleze që fiton të gjashtë ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

AC Milan, PSZH, Barcelona, Bajern Munihu, Spartak Moska dhe Real Madridi, që e kanë bërë dy herë, janë skuadrat e vetme që kanë pasur rekord 100 për qind në fazën e grupeve, edhe pse Ajaksi gjithashtu e arriti këtë rekord.

“Jam shumë krenar me ketë ekip, sidomos pasi ishte ndeshja e gjashtë për të qenë i sinqertë. Na duheshin lojtarë të freskët, dëshirë për të luajtur ndeshjen, që ishte e vështirë për të qenë i sinqertë.

Për djemtë nuk mund të isha më krenar për të qenë i sinqertë.

Ishte ndeshje e pabesueshme, pra jam shumë i lumtur për shumë gjëra që pashë sonte.

Duke luajtur sonte me 21 gjuajtje, jo në portë, por 21 herë e përfunduam situatat, shumë situata kaluan mirë dhe u mbrojtëm me pasion dhe organizim të mirë. Shumë gjëra të mira pashë sonte, shumë i lumtur”.

Ndërkohë, Salah gjithashtu bëri historinë si futbollisti i parë i Liverpullit që shënon në pesë ndeshje në fazën grupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat