Depay e cilëson si jetike sfidën e fundit të Barcelonës

Futboll

Depay e cilëson si jetike sfidën e fundit të Barcelonës

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:03
Depay e cilëson si jetike sfidën e fundit të Barcelonës

Mempihs Depay e cilëson si jetike sfidën e fundit të Barcelonës në Champions ndaj Bayernit.

Sulmuesi holandez është i vetëdijshëm se fati i skuadrës së tij është në dorën e tyre nga kjo super ndeshje.

“Është mundësia jonë e fundit, është si një finale. Duhet të përgatitemi shumë mirë në aspektin mendor për të dhënë gjithçka dhe për të marrë rezultatin.

Duam revanshin pas humbjes 3-0 të pësuar në Camp Nou. Do të ishte e rëndësishme për mua të shënoj, por më e rëndësishme është të kualifikohemi. Jemi Barça dhe gjithçka është e mundur”.

Europa League? Jo, faleminderit: Nuk mendoj për asnjë kompeticion tjetër që nuk është Champions League. Është kompeticioni ku duhet të luajë Barcelona”, u shpreh sulmuesi holandez, i cili ka qenë protagonist shpesh herë me golat e tij gjatë këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat