Katastrofë për Barcelonën! 15 skuadrat e kualifikuara në të tetën e finales në Champions

Futboll

Katastrofë për Barcelonën! 15 skuadrat e kualifikuara në të tetën e finales në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:43
Katastrofë për Barcelonën

(E plotësuar) - Barcelona pëson debakël në “Allianz Arena” në Munih, duke u eliminuar nga gara me prestigjioze Champions League.

Bayerni e ka mposhtur me rezultat 3:0 Barcelonën, në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit E.

Barcelonën vetëm fitorja e kualifikonte, por nuk arriti as që të rezistoj Bayernit të disponuar.

Image

Bayern - Barcelona

Në minutën e 34-të, Thomas Muller shënon me kokë, edhe pse për pak sekonda goli ishte i diskutueshëm, pasi që nuk dihej se topi e kishte kaluar apo jo vijën fatale, por u vërtetua se gjithçka ishte në rregull, 1:0.

Në minutën e 43-të, Leroy Sane nga rreth 25 metra shënoi eurogol, në këndin e djathtë të portës së Barcelonës, 2:0.

Gjithçka mori fund për Barcelonën në minutën e 62-të, kur Jamal Musiala nga afërsia thellon fitoren në 3:0.

Barcelona shënon fitoren e gjashtë rresht, përfundon e para në grup me 18 pikë të tubuara.

Benfica e mposhti me rezultat 2:0 Dynamon e Kievit. Golat i realizuan Yaremchuk (16') e Gilberto (22').

Image

Benfica

Bayerni zuri vendin e parë me 18 pikë, pasojnë Benfica 8, Barcelona 7 dhe Dynamo 1 pikë. Barcelona do t’i vazhdojë garat në Europa League.

Salzburg triumfon me rezultat 1:0 ndaj Sevillës. Skuadra spanjolle Sevilla mposhtet në ndeshjen si finale dhe eliminohet nga garat e Champions League.

Image

Salzburg - Sevilla

Okafor shënon në minutën e 54-të për Salzburgun, duke e kualifikuar në të tetën e finales së Champions League.   

Jordan në minutën e  64-të, përjashtohet pas dy kartonëve duke e lënë me një lojtar me pak Sevillën. Manchester Utd ndahet baras 1:1 me Young Boysin. Për Manchester Utd shënoi Greenwood (9') dhe për Young Bpysin Rieder (62').

Skuadra e kualifikuara në të tetën e finales në Champions League, janë: Manchester City, PSG, Liverpooli, Atletico Madridi, Ajax, Sporting, Real Madrid, Interi, Bayern Munihu, Benfica, Manchester Utd, LIlle, Salzburg, Chelsea dhe Juventusi. Ndeshja Atalanta - Villareal u shty për shkak të borës, luhet nesër dhe përcaktohet se cila do t'i bashkohet skuadrave tjera të kualifikuara.   

Grupi E

Bayern – Barcelona 3:0 (2:0)

Benfica - Dynamo Kiev 2:0 (2:0)

Tabela

1. Bayern   6       6       0       0       22:3  18

2. Benfica   6       2       2       2       7:9    8

3. Barcelona        6       2       1       3       2:9    7

4. Dynamo 6       0       1       5       1:11  1

Grupi F

Manchester Utd - Young Boys

Atalanta - Villareal

Tabela

1. Manchester Utd       6       3       2       1       11:8  11

2. Villarreal         5       2       1       2       9:7    7

3. Atalanta 5       1       3       1       10:10         6

4. Young Boys     6       1       2       3       7:12  5

Grupi G

Salzburg – Sevilla 1:0 (0:0)

Wolfsburg – Lille 1:3 (0:1)

Tabela

1. Lille        6       3       2       1       7:4    11

2. Salzburg 6       3       1       2       8:6    10

3. Sevilla    6       1       3       2       5:5    6

4. Wolfsburg       6       1       2       3       5:10  5

Grupi H
Juventus - Malmo 1:0 (1:0)
Zeniti - Chelsea 3:3 (2:1)

Tabela
1. Juventus        6    5    0    1    10:6    15
2. Chelsea    6    4    1    1    13:4    13
3. Zeniti    6    1    2    3    10:10    5    
4. Malmo 6    0    1    5    1:14    1

86' Gjithçka e qartë në Muhih, Barcelona eliminohet.

82' Barcelona do t’i vazhdojë garat në Europa League.

78' Barcelona e dorëzuar.

74' Lille avancon me 0:3 ndaj Wolfsburg dhe e ka të siguuar kualifikimin.

70' Bayerni kërkon edhe golin e radhës.

67' Barcelona në nokaut!

Grupi E
Bayern - Barcelona 3:0
Benfica - Dynamo Kiev 2:0

Grupi F
Manchester Utd - Young Boys 1:1
Atalanta - Villareal u shty

Grupi G
Salzburg - Sevilla 1:0
Wolfsburg - Lille 0:3

63' Manchester Utd ende baras (1:1) me ekipin zviceran, Young Boys. 

62' Musiala nga afërsia thellon epërsinë në 3:0, Bayern - Barcelona 3:0. 

58' Barcelona me këtë lojë do ta ketë të vështirë.

Duket se barcerona54' Barcelona para elimiinimit, dhimbje koke për trajnerin Xavi.

51' Barcelona në presion, Bayerni po sulmon.

48' Barcelona po rovatet por kot.

Përfundojnë pjesët e para.

45' Barcelona po shkon drejt eliminimit.43' Sane nga rreth 25 metra shënon eurogol, 2:0 kundër Barcelonës. 

 36' Dembele provon nga distanca  por me fat Bayernin.

34' Thomas Muller shënon me kokë, ani se Barcelona menduan se topi nuk e ka kaluar vijën fatale. 

33' Barcelonën vetëm fitorja e kualifikon kur merret parasysh se Benfica është në epërsi me 2:0 ndaj Dynamo Kievit.

30' Ndeshje e pëlqyeshme mes Bayernit dhe Barcelonës.

27' Lewandowski dështon nga një pozitë ideale.19' Barcelona dhe Bayerni, po tregojnë lojë të hapur. 

16' Barcelona po tregon lojë të mirë.

13' Atalanta - Villareali, shtyhet për kohë të pacaktuar, shkak bora.

9' Manchester Utd avancon me rezultat 1:0 ndaj Young Bpysit.  Autor i golit është Greenwood.

8' Ndeshje me rivalitet mes Bayernit dhe Barcelonës, e cila po luhet pa shikues.

4' Ka reshje të borës në Munih.

3' Barcelona në presion.

1' Fillojnë ndeshjet.Barcelona është në dorë të kampionit gjerman, Bayerni.
Barcelona është mysafir i Bayernit. E vetmja mundësi e Barcelonës është që mos të rrezikohet në asnjë formë nëse Benfica nuk fiton ndaj Dynamos nga Kievi.  

Barcelona ka edhe goldallimin katastrofë, 2:6 dhe mban vendin e dytë me 7, ndërsa Bayerni kryeson me 15, Benfica është i treti me 5 dhe Dynamo në fund të Gripit E me një pikë.

Në grupin F, Atalanta e Berat Gjimshitit takohet me Villarealin, një finale për vend të dytë. 
Manchester Utd kryeson me 10 pikë, pasojnë Villareali me 7, Atalanta 6 dh Young Boys me 4. 

Në Grupi G, paqartësi të mëdha, me gjasa është edhe i fundit. Finale për një vend në të tetën e finales të Championsit luhet mes Salzburgut dhe Sevillës.

Lille kryeson me 8 pikë, pasojnë Salzburg 7, Sevilla 6 e Wolfsburg 5. As Lille nuk e ka të sigurtë, po humbi me rezultat të thellë nga Wolfsburgum eliminohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat