Kosovare Asllani shkëlqen me Real Madridin, notë e jashtëzakonshme

Futboll

Kosovare Asllani shkëlqen me Real Madridin, notë e jashtëzakonshme

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:34
Kosovare Asllanin shkëlqen me Real Madridin, notë e jashtëzakonshme

Kosovare Asllani sonte e kishte fjalën e saj në radhët e Real Madridit. Ajo shënoi dy gola (10’ e 40’-nga penalltia) për fitoren e thellë me rezultat 3:0 në konak të ekipit Breidablik, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit B të Champions League.

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, e ka vlerësuar me notën më të mirë futbollisten Asllani. 

Asllani vlerësohet me notë 8.4 dhe shpallet lojtare e ndeshjes. 

Image

Notat

Pas saj me notë më të mirë 8.2 është Teresa Abelleira e Realit.  

PSG kryeson me 15 pikë pas pesë xhirove në Grupin B të Champions League, pasojnë Real Madridi me 9, Zhytlobud-1 4 e Breidablik me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat