Lajm i keq për Barcelonën

Futboll

Lajm i keq për Barcelonën

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:58
Lajm i keq për Barcelonën

Barcelona do të jetë pa shërbimet e Ansu Fati edhe në fund të vitit.

Lojtari spanjoll i cili shihet si figura më premtuese aktualisht te Barcelona, Ansu Fati, nuk do të jetë aktiv deri vitin tjetër kalendarik.

Fati ka pësuar një lëndim dhe po qëndron jashtë fushave, por fillim-viti i 2022 do të jetë pika kthyese për të, bën të ditur Albert Roge.

Fati pritet të kthehet qysh në ndeshjen e 2 janarit, të cilën Barcelona e luan kundër Mallorca.

Ansu mungoi edhe në fillim të sezonit, dhe posa kthehej në fushë shënonte dhe bëhej lojtari kyç i skuadrës.

Rikthimi i Fati në janar pritet të jetë shtysë e madhe për Xavi Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat