Gjeraj kalon problemet: Liria e meriton Superligën

Futboll

Gjeraj kalon problemet: Liria e meriton Superligën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:53
Gjeraj kalon problemet: Liria e meriton Superligën

Para pak ditëve ka përfunduar pjesa vjeshtore në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A dhe B. Trepça ’89 është kampion vjeshtor në Grupin A dhe Vushtrria në Grupin B.

Kapiteni i Lirisë nga Prizreni, Robert Gjeraj, u ballafaqua me telashe, për shkak të një lëndimi, u desh që të operohet dhe gjendja e tij është e mirë.

Gjeraj tha se do të rikthehet në fushë qysh në ndeshjen e parë të pranverës, duke shpresuar se me Lirinë nga Prizreni do të kthehen në shoqërinë e më të mirëve përkatësisht në Superligën e Kosovës.

Liria përfundoi në vend të gjashtë me 19 pikë në Grupin A, shtatë me pak se Trepça ’89. 

“Bota sot”: Robert, cila është gjendja juaj, tash e disa muaj jeni operuar?

Robert Gjeraj: Për momentin jam shumë mirë. E kam kaluar me sukses operimin. Jam në fazë të rehabilitimit dhe çdo gjë po shkon në rregull.

“Bota sot”: Çfarë keni pasur?
Robert Gjeraj:
E kam pas të thyer klavikulën dhe ligamentin e këputur, por tash çdo gjë është në rregull.

Unë kam filluar edhe vrapimin edhe ushtrimet dhe që në sezonin tjetër të jem gati.

“Bota sot”: Kur pritet të riktheni në fushën e lojës?
Robert Gjeraj:
Unë vetëm jam gati dhe qysh në lojën e parë që fillojmë.

Jam më i fortë se kurrë sepse jam në formë të mirë.

Besoj shumë që do t’i arrij synimet që kam me klubin.

“Bota sot”:  Si kapiten i Lirisë, si e sheh ekipin në pjesën e dytë të kampionatit?
Robert Gjeraj:
Si kapiten i klubit, unë Lirinë e shoh shumë të fortë sepse në fund të kësaj sezone e kemi kapur formën e jemi vetëm 8 pikë larg kreut.

Besoj shumë që me organizimin që e kemi do të jemi prendentët kryesor për Superligë.

“Bota sot”: A mendoni se liga e parë ka marrë një kahje interesante, shumë ekipe me renome luftojnë për kreun e tabelës, si Trepça '89, Trepça, Vëllaznimi, Liria?

Robert Gjeraj: Unë e kam thënë çdo herë se kush e përcjell ligën e parë është si një Superligë ndoshta edhe më e fortë sepse ka ekipe shumë me renome në grup dhe është një luftë e vërtet për çdo pikë sepse liga është shumë atraktive.

“Bota sot”: A janë përmirësuar kushtet në terrene, cilat janë vështirësitë në Ligën e Parë?
Robert Gjeraj
: Liga parë për sa i përket kushteve e terreneve dhe çdo gjë tjetër është super, mos të them perfekt sepse çdo gjë është në rregull. Çdo fushë në çdo ekip ka kushte të mira.

“Bota sot”: Çfarë i duhet Lirisë?
Robert Gjeraj
: Lirisë i duhet disa përforcime dhe një organizim siç e kemi tani dhe vetëm angazhim e të dëshmojmë me rezultate, që e meritojmë Superligën.

“Bota sot”: Çfarë iu premton tifozëve?

Robert Gjeraj: Tifozëve ju premtoj angazhim maksimal  dhe do të tentojmë që të futemi në Superligë sepse e meritojnë tifozët, qyteti Superligën me Lirinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat