Vdes gjyqtari i Kosovës 

Futboll

Vdes gjyqtari i Kosovës 

Nga: K.G. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:14
Esat Gashi

Ish gjyqtari i futbollit, Esat Gashi, ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga Vehbi Brahimi, ish gjyqtar dhe kryetar i Lidhjes Rajonale të Gjyqtarëve të Mitrovicës. 

“Morëm lajmin e hidhur për humbjen e ish gjyqtarit të futbollit bacit Esat Gashi, një kontribut dhënës i madh në zhvillimin e gjyqtarëve. 

Në emër të gjithë gjyqtarëve të futbollit mitrovicas shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë sportdashësve mitrovicas për humbjen e një njeriu të madh siç ishte baca Esat Gashi.

I lehte të qoftë dheu i Kosovës baca Esat, të faleminderit për të gjithë kontributin tënd. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e Shipolit.

Ngushëllime të gjithëve!”, ka shkruar Brahimi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat