Frenkie de Jong erdhi në Barcelonë me shumë bujë

Futboll

Frenkie de Jong erdhi në Barcelonë me shumë bujë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:54
Frenkie de Jong erdhi në Barcelonë me shumë bujë

Babai i Frenkie de Jong e ka dhënë një intervistë në Holandë, ku e ka diskutuar situatën e djalit të tij te Barcelona dhe shitjen e mundshme për të krijuar fonde për klubin katalonas.

John de Jong madje zbuloi se ka interes nga disa klube të mëdha të Evropës.

“E di se Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e madhe për Frenkië mund të ndihmojë. Por, nuk e mendoj se ajo do të ndodhë së shpejti. Sidoqoftë, pest klube të mëdha evropiane na kanë kontaktuar”, deklaroi ai për AD.

Frenkie de Jong erdhi në Barcelonë me shumë bujë në vitin 2019, duke u bërë shpejt një startues i padiskutueshëm.

Megjithatë, paraqitjet e fundit të mesfushorit holandez nuk ishin të nivelit që katalonasit ishin mësuar t’i shohin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat