Shtyhet një tjetër ndeshje

Futboll

Shtyhet një tjetër ndeshje

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 18:53
Shtyhet një tjetër ndeshje

Ndeshja e javës së 17-të në Premierligë ndërmjet Burnleyt dhe Watfordit zyrtarisht është marrë vendim të shtyhet.

Takimi ishte paraparë të zhvillohej sonte nga ora 20:30, ndërsa klubi i Burnleyt ka njoftuar pak më parë se ndeshja është shtyrë.

Arsyeja e shtyrjes është për shkak të një “shpërthimi” të vazhdueshëm me raste të të infektuarve me COVID-19 në skuadrën e Watfordit.

Si pasojë e kësaj, skuadra e Watfordit ka një numër të pamjaftueshëm lojtarësh të ekipit të parë për të përmbushur ndeshjen.

Kujtojmë se edhe ndeshja tjetër  e kësaj jave Brentford – Manchester United është shtyrë për arsyen e njëjtë, rastet e COVID-19.

Klubet angleze të futbollit dita e ditës po raportojnë të infektuar me COVID-19 në skuadrat e tyre, e kjo ka ngjallur reagime edhe te vetë Premierliga e cila ka rritur masat urgjente dhe ka marrë disa vendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat