Një buzëqeshje akoma përgjysmë për Kevin De Bruyne, i shëruar nga Covid, por akoma në fazë rikuperimi.
Vetë lojtari belg ka folur për Mirror në lidhje me periudhën gjatë së cilës ka qenë i infektuar, por edhe pasojat që ndihen akoma në fizikun e tij.
“Kam qenë shumë keq për 4 ditë. Jam larguar nga familja sepse nuk doja t;ia ngjisja virusin gruas sime dhe fëmijëve të mi. Ishte e vështirë t’i shihja vetëm nëpërmjet dyerve dhe xhamave”, ka pranuar De Bruyne.
“Gjithsesi kam qenë gjithmonë në lëvizje me përjashtim të momenteve që kam qenë me të vërtetë keq. Në ditën e pestë kam qenë mirë, por duhej të kaloja 10 ditë në izolim”.
Pasi ka rezultuar negativ ndaj Covid, belgu është kthyer të stërvitet me Manchester City-n:
“Po kthehem pak nga pak, kam luajtur disa minuta, por e ndiej pas dy ose tre sprinteve se nuk jam akoma në 100%. Trupi im po përshtatet, e ndiej. E ndiej se kam patur Covid”.