Tjetër hap fals i Dortmundit

Futboll

Tjetër hap fals i Dortmundit

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:04
Tjetër hap fals i Dortmundit

Tjetër gafë e Borussias së Dortmundit, që i jep mundësi Bayernit të Mynihut të shkëputet me 9 pikë nga vendi i dytë.

Skuadra verdhezi u mposht me përmbysje 3-2 nga Hertha e Berlinit, duke lënë plot 8 pikë në katër ndeshjet e fundit në kampionat të zhvilluara në harkun e 15 ditëve.

Në “Olympiastadion” të Berlin, skuadra e drejtuar nga Marco Rose shënoi e para me Julian Brandt në minutën e 31-të. Gjatë pjesës së dytë, Dortmundi pati një “blackout” prej 20 minutash, duke pësuar tri herë. Belfodil barazoi takimin në minutën e 51-të, për t’ia lënë skenën Richterit, që tundi dy herë rrjetën në minutat 57’ dhe 69’.

Borussia mundi të shkurtonte diferencë në 3-2 me Tigges në minutën e 83-të, por vetëm kaq, Hertha e Berlinit i shkaktoi humbjen e pestë sezonale, që e largon edhe më shumë nga gara për titull, me Bayernit që duket i pakonkurrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat