Pjesa e parë, Man City në epërsi, pa gola takimi mes Wolves dhe Chelseat

Futboll

Pjesa e parë, Man City në epërsi, pa gola takimi mes Wolves dhe Chelseat

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 16:02
Pjesa e parë, Man City në epërsi, pa gola takimi mes Wolves dhe Chelseat

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar në Premierligë.

Manchester City është duke e mposhtur Newcastle Unitedin me rezultat 0:2, derisa Wolves është duke barazuar me Chelsean.

Fillimisht për “Qytetarë” shënoi Ruben Dias, i cili pranoi një top afër golit nga Joao Cancelo, pas një gabimi trashanik të mbrojtjes dhe lehtësisht shënoi nga afërsia (5′).

Ndërsa, më vonë, Cancelo realizoi eurogol nga distanca (27′) pasi mori topin nga gjysma e fushës (27′).

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, rezultati mbetet i barabartë mes Wolves dhe Chelseas.

Në fakt, vendasit arritën të shënonin përmes Podence pas vetëm 15 minutave lojë, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kjo pjesë në këtë takim ishte e baraspeshuar me Wolves që kishin më shumë raste shënimi, mirëpo u mungoi finalizimi i aksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat