Bllokohet udhëtimi i Salernitana tek Udinese – shkak Covid-19

Futboll

Bllokohet udhëtimi i Salernitana tek Udinese – shkak Covid-19

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Skuadra e Salernitana nuk do të mund të finalizojë udhëtimin për tek Udinese.

Salernitana gjen një rast pozitiv me Covid-19 në skuadrën e saj dhe është urdhëruar kësisoj të mos udhëtojë për ndeshjen e nesërme ndaj Udinese.

Skuadra duhet të bëjë disa teste shtesë, para se të nis udhëtimin.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Serie A që ka impakt nga vala më e re e koronavirusit, e shënjuar me variantin Omicron.

ANSA bën të ditur se autoritetet lokale ASL kanë urdhëruar Salernitanan të shkojë në karantinim pas testeve pozitive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat