Futbollistët Moise Kean e Federico Bernardeschi vulosën fitoren e Juventusit, me rezultat 2:0 ndaj Cagliarit.
Tre pikë të rëndësishme për Juven, që ia përforcojnë hapin drejt top 4-shit në renditjen.
Në minutën e 40-të, Moise Kean me kokë shënon për 1:0.
Në minutën e 83-të, Federico Bernardeschi realizoi për 2:0 duke i dhuruar qetësi “Zonjës së Vjetër”.
Pas javës së 19-të në Serie A, Juventusi është në vend të pestë me 34 pikë e Cagliarit në të 19-tin me 1o sosh.