Mori kartonin e parë të kuq me PSG-në, ky është mesazhi i Ramos-it

Futboll

Mori kartonin e parë të kuq me PSG-në, ky është mesazhi i Ramos-it

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:49
Sergio Ramos

Sergio Ramos u përjashtua në ndeshjen ndaj Lorient pasi u ndëshkua me dy kartona të verdhë në 4 minuta. Fillimisht minutën e 81 dhe më pas në të 85 për ndërhyrje të parregullta ndaj kundërshtarit.

Gjithçka u bë e vështirë për PSG në ato momente që gjithësesi ia doli të shënonte një gol në minutat e fundit me Icardit për të marrë një pikë.

Pas ndeshjes, spanjolli shkroi një mesazh në Tëitter ku shpreh pendim për atë që ndodhi, por gjithashtu u përpoq të nxirrte një leksion pozitiv që të mos përsëritet më. 

“Sot është një ditë e re për të mësuar. Nesër është një ditë e re për t’u përmirësuar. Gjithmonë duke parë përpara. Ne vazhdojmë!“, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat