Kombëtarja U-17 në testim

Futboll

Kombëtarja U-17 në testim

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:30
Kombëtarja U-17 në testim

Stafi teknik i Kombëtares U-17 ka organizuar një seleksionim me lojtarët e evidentuar të kësaj grup-moshe që aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar.

Nën urdhrat e trajnerit Ervin Bulku janë vënë 27 lojtarë të vitlindjes 2006, elementë të cilët kanë qenë më parë pjesë e përfaqësueses ose që kanë spikatur me ekipet e tyre në kampionat.

Qëllimi i këtij seleksionimi, që u zhvilluan në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ishte për të testuar gjendjen aktuale të këtyre futbollistëve dhe për t’i parë në aksion nga afër.

Image

Përveç ushtrimeve taktike dhe fizike grupi ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli. Gjithashtu, trajneri Bulku e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të diskutuar vazhdimisht me lojtarët e rinj për metodat e stërvitjes, duke u dhënë këshillat e rastit.

Kombëtarja U-17 do të zhvillojë vazhdimisht seleksionime me lojtarë të talentuar që vijnë nga ekipet e moshave më të vogla, për të përzgjedhur elemente që mund t’i vlejnë ekipeve kombëtare të moshave më të mëdha në të ardhmen.

Duke mbajtur nën vëzhgim të gjithë elementët e perspektivës, stafi teknik do të ketë mundësinë të ndërtojë gradualisht bazat e skuadrës së të ardhmes dhe gjithashtu furnizimi i ekipeve kuqezi të moshave me lojtarë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat