Martini: Më vjen turp

Futboll

Martini: Më vjen turp

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:19
Martini: Më vjen turp

Teuta regjistroi humbjen e dytë radhazi me rezultatin 2-1 dhe e mbylli vitin 2021 në mënyrën më të keqe të mundshme. Trajneri i kampionëve në fuqi, Edi Martini analizoi humbjen e sotme për “Gol pas Goli” në Supersport, duke mos e fshehur zhgënjimin e madh.

“Krijuam raste në pjesën e parë, por nuk shënuam. Janë ndeshje që duhet të fitohen, më vjen turp nga kjo humbje sot. Kisha besim se do e kthenim lojën kur ishim 0-1. Qendra e mbrojtjes është problemi, por pas gabimit që bëmë te goli i dytë, normalisht ndihet shumë keqardhje.

Pashë një pjesë të dytë që nuk ishim në ritmin e duhur. Ishte si nata me ditën krahasuar me ndeshjen me Tiranën, më vjen keq. Kishim shpirt dhe grintë me Tiranën, më duket sikur lojtarët e menduan të fituar ndeshjen sot.

Karakteri i skuadrës nuk është i vjetshmi, mungon edhe agresiviteti dhe gjendja fizike. Ka shumë gjëra për t’u rregulluar”, theksoi trajneri shkodran i Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat