Arsenali i shënon gol

Futboll

Arsenali i shënon gol

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 16:30
Arsenali i shënon gol

Arsenali ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Norwich City, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Carrow Road.

Bukayo Saka shënoi për epërsinë e topçinjve në minutën e 6-të.

Anësori anglez e futi topin në rrjetë me një goditje brenda zonës, pas një aksioni fantastik të skuadrës së Mikel Artetës.

Granit Xhaka është titullar për Arsenalin, ndërkohë që Milot Rashica i Kosovës mungon për Norwichin shkaku i lëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat