Vendimi për trajnerin e Rei Manajt

Futboll

Vendimi për trajnerin e Rei Manajt

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 10:55
Vendimi për trajnerin e Rei Manajt

Te Specia janë orë vendimtare për sa i përket çështjes së drejtimit të pankinës dhe vazhdimit të Tiago Motës në krye të stolit. Skuadra ku aktivizohet Rei Manaj kishte hyrë në kontakte me trajnerin e njohur në Itali Marko Xhampaolo, por mesa duket gjithçka është frenuar.

Sipas mediave italiane Xhampaoli ka refuzuar të marrë drejtimin e Specias, duke prishur planet e drejtuesve.

Si rrjedhojë trajneri aktual Tiago Mota pritet të konfirmohet në krye të skuadrës. Fitorja ndaj Napolit duket se ka ri sjellë harmoninë në skuadër.

Tiago Mota pritet të qëndrojë deri në fund të sezonit të krye të Specias.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat