Dhjetë ndeshje dhe dy gola me Shpresat e Shqipërisë

Futboll

Dhjetë ndeshje dhe dy gola me Shpresat e Shqipërisë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:59
Dhjetë ndeshje dhe dy gola me Shpresat e Shqipërisë

Futbollisti i Hajduk Split, Emir Sahiti ka vendosur të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës edhe pse në të kaluarën ka qenë një lojtar i rregullt për Shpresat e Shqipërisë, ndërsa ka shënuar dy gola në 10 ndeshje për kuqezinjtë.

Gjithsesi, sulmuesi anësor ka marrë vendim tjetër për kombëtaren e madhe, teksa së bashku me presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademi kanë zyrtarizuar këtë “lëvizje”.

Së shpejti, 23-vjeçarit do t’i dorëzohet edhe dokumentacioni i nevojshëm për të zbritur më pas rregullisht në fushë me Dardanët.

Sakaq, Sahiti është një lojtar shumë i vlefshëm edhe për kroatët e Splitit teksa në këtë sezon është aktivizuar në 18 ndeshje dhe ka shënuar tre gola, por në llogarinë e tij janë edhe dy asistime për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat