Klubi i thur elozhe shqiptarit: Ka gjuajtje dhe driblim

Futboll

Klubi i thur elozhe shqiptarit: Ka gjuajtje dhe driblim

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:41
Klubi i thur elozhe shqiptarit: Ka gjuajtje dhe driblim

Gjysma e këtij sezoni është mbyllur edhe në kampionatin polak, teksa statistikat në ekipin e Legias së Varshavës flasin për Ernest Muçin. 20- vjeçari shqiptar bën pjesë në tri zbulimet e vitit 2021 në ekipin kampion në fuqi në Poloni.

Këtë lajm e ka publikuar faqja zyrtare e ekipit, duke bërë edhe një përshkrim: “Ernest Muçi, i cili iu bashkua Legias nga KF Tirana në fund të shkurtit, katër ditë pas nënshkrimit debutoi ndaj Gornikut në minutën e 46-të.

Për momentin, 20-vjeçari ka 34 ndeshje dhe 5 gola (të gjithë të shënuar në sezonin aktual). Shqiptari ka një goditje të shkëlqyer nga distanca dhe këtë e ka dëshmuar si në fushën europiane ashtu edhe në ligë. Ai mund të driblojë, si dhe ka tërheqje mes tij dhe portës. I vetmi problem është loja e fortë fizike”, përfundon përshkrimi.

Edhe pse këtë sezon Legia ka një ecuri të dobët, duke u renditur në vendet e fundit të tabelës, mund të themi se ka fituar një lojtar si Ernest Muçi. Djaloshi nga Tirana në muajin shkurt të këtij viti firmosi me Legian dhe brenda kësaj periudhe ka arritur që të mahnisë në Poloni.

Shifrat e thonë këtë, deri tani: në kampionat Muçi është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 4 gola të shënuar në 16 ndeshje dhe 884 minuta të luajtura, me një mesatare, gol për çdo 221 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat