Te Egnatia i urojnë mirëseardhjen një portieri

Futboll

Te Egnatia i urojnë mirëseardhjen një portieri

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:11
Te Egnatia i urojnë mirëseardhjen një portieri

Pas disa largimeve radhazi nga skuadra, si sulmuesit Valpoort, Gadi, Ndraxhi, Djuric apo edhe Çyrbja, te Egnatia vjen radha edhe e afrimeve të reja në skuadër.

Një prej tyre, rrogozhinasit e kanë prezantuar në ditën e sotme, teksa bëhet fjalë për portierin Klevis Hasanbelli.

Ky i fundit është një njohje e vjetër për rrogozhinasit teksa gardiani ka qenë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e kaluar, ndërsa këto gjashtë muaj ka qenë pjesë e Pogradecit.

Tashmë, Hasanbelli përgatitet të shijojë Superioren, ndërsa ka konkurrencë për një vend titullari me portierin Bruno Puja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat