PSG me telashe të mëdha

Futboll

PSG me telashe të mëdha

Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:07
PSG me telashe të mëdha

Pas rasteve në Angli, Spanjë apo Itali, COVID-19 me variantin e ri të Omicron ka vendosur të bëhet faktor edhe në Francë.

Ka qenë klubi i PSG që ka konfirmuar katër futbollistë të infektuar, e së bashku me ta edhe një pjesëtar i stafit teknik të trajnerit Mauricio Pochetino. Pas pushimit për festa, parisienët janë rikthyer në stërvitje ditën e shtunë, megjithatë jo të plotë prej virusit të rrezikshëm.

Ndërkohë, nga klubi kryeqytetas nuk janë bërë të ditur emrat e lojtarëve të infektuar, ndërsa në komunikatë theksi është vënë te fakti se ata tashmë janë në izolim duke respektuar kështu rregullat e protokollit anti-COVID.

Sakaq, e sigurt është se këta katër futbollistë do të humbasin ndeshjen e radhës që PSG ka në Kupë ndaj Vannes më datë tre janar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse testimet do të rikthejnë ndonjë prej katër të infektuarëve për sfidën e datës nëntë janar në kampionat, ndaj Lyonit në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat