Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, ka identifikuar objektivin e radhës: Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet!
Projekti ishte gati për të startuar finalet në 2024. Por, kreu i futbollit botëror, nuk e priste një kundërshtim kaq të fortë nga UEFA dhe Amerika e Jugut, të shqetësuara se një Kupë Botërore kaq e shpeshtë, do të merrte fonde dhe do të zbehte rëndësinë nga turnet e tyre, si dhe do të humbiste shenjtërinë e saj.
FIFA synon një “Po” në Kongresin e saj në fund të marsit. Situata është e qartë: “Jo” numëron 65 vota, por “Po” mund të jetë mbi 140, të mjaftueshme për miratimin e propozimit. Por me çfarë çmimi?
Të tjerat “kundër” nuk votojnë. UEFA dhe Amerika e Jugut betohen se nuk do të marrin pjesë dhe janë bashkuar, për të bërë Botërorin e tyre (Ligën Ndërkombëtare e Kombeve nga viti 2024) dhe Interkontinentalin e tyre (Finalja e madhe mes kampionëve kontinentalë, që debuton më 1 qershor me Itali-Argjentinë).
Ata po mendojnë gjithashtu të rinisin Kupën e Botës për klubet, të cilën FIFA papritur duket se e ka fshirë nga axhenda e saj.