Real kërkojnë shokun e shqiptarit

Futboll

Real kërkojnë shokun e shqiptarit

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:49
Berat Gjimishiti

Real Madrid është vënë në kërkim të një mbrojtësi pasi trajneri Carlo Ancelotti ndjen se ky repart ka nevojë për përforcime. Militao dhe Varane janë për momentin dy opsionet e vetme që i japin besim italianit, megjithatë për të përballuar sezonin e gjatë duket shumë pak.

Ndaj, madrilenët janë duke studiuar merkaton, teksa pas emrit të Rudiger, në skenë ka dalë ai i Merih Demiral. Turku që është shok skuadre me Berat Gjimshitin te Atalanta ka lënë përshtypje pozitive tek spanjollët dhe në këtë formë pretendojnë ta transferojnë në Santiago Bernabeu.

Gjithsesi, gara për 23-vjeçarin është e ashpër, pasi Demiral ka “fansa” edhe nga Premier League aty ku Chelsea, Leicester City si dhe Manchester United kanë shprehur me kohë interesimin.

Sakaq, ajo qëund të përfitojë shumë në këtë operacion është Atalanta e cila do ta kthejë në një ankand të vërtetë të ardhmen e lojtarit për të përfituar sa më shumë financiarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat