Kampionët rikthejnë sulmuesin në Durrës

Futboll

Kampionët rikthejnë sulmuesin në Durrës

Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:25
Kampionët rikthejnë sulmuesin në Durrës

Rubin Hebaj është rikthyer në Abissnet Superiore. Sulmuesi shkodran u largua nga Shkëndija e Tetovës, ekip me të cilin fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut sezonin e kaluar.

23-vjeçari realizoi katër gola gjatë aventurës me kuqezinjtë, teksa ka vendosur të rikthehet në Durrës, aty ku luajti në periudhën janar 2020-janar 2021.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve.

Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperiencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmuesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat