Barcelona apo Real Madrid?

Futboll

Barcelona apo Real Madrid?

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:40
Haaland

Në Spanjë janë të sigurt se Erling Haaland do të luajë ose te Barcelona, ose te Real Madridi.

Të dyja klubet, siç publikohet në faqen e parë të gazetës “Marca”, do të marrin “një vendim të afërt” për sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit, i cili dëshiron ta dijë të ardhmen e vet para mbylljes së merkatos së dimrit.

“Los Blancos” dhe blaugrana-t e synojnë fort sulmuesin që vazhdon të shënojë rregullisht gola në Bundesligë dhe në Champions League. Presidenti Laporta foli edhe dje për këtë: “Haaland?

Gjithçka është e mundur, nëse bëhet mirë. Barcelona është kthyer, jam i sigurt se do të shkojë shumë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat