Cassano shtrohet në spital

Futboll

Cassano shtrohet në spital

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:34
Cassano shtrohet në spital

Antonio Cassano u shtrua në spitalin “San Martino” të Genoa për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19. Ish-talenti barez i kaloi ditët e fundit të vitit 2021 dhe këtë fillim të 2022-shit në karantinë për shkak të infeksionit, por përkeqësimi i shëndetit kërkonte më shumë kontrolle dhe kujdes të veçantë mjekësor.

Kushtet nuk janë as serioze dhe as kërcënuese për jetën, por ish-futbollisti i njohur, i cili ndodhet në repartin e sëmundjeve infektive, ndiqet nga ekipi i profesor Bassetti. Ditët e fundit, bashkëshortja e tij, Carolina Marcialis, kishte shpjeguar në rrjetet sociale momentin që po përjeton familja dhe sesi lajmi i pozitivitetit kishte trazuar përditshmërinë e tyre:

“Unë jam negative, edhe fëmijët po ashtu. Antonio doli pozitiv dhe prej ditësh ndodhej në izolim. Që nga 24 dhjetori, ai ka fjetur në një dhomë tjetër. Kemi ngrënë me turne vetëm për të shmangur infektimin”.

Sot, Marcialis shkroi në Instagram: “Antonio është në spital dhe po shkon mirë”. Ai nuk është ish-lojtari i parë që shtrohet në spital me komplikime nga COVID-19, pasi shoku i skuadrës te Roma, Daniele De Rossi, kishte nevojë për oksigjen shtesë në prill 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat