Milani triumfon në derbi kundër Romës! Ibra dështon nga penalltia 

Futboll

Milani triumfon në derbi kundër Romës! Ibra dështon nga penalltia 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:42
Milani triumfon në derbi kundër Romës! Ibra dështon nga penalltia 

Milani arkëton tre pikë të rëndësishme në derbin e Serie A, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Romës, në ndeshjen e javës së 20-të.

Tre gola u shënuan në 45 minutat e parë e një në pjesën e dytë.

Giroud në minutën e 8-të shënon nga penalltia e Messias në atë të 17-tën për 2:0 për Milanin. 

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Roma ngushton epërsinë në me golin e Abraham.

Në minutën e 74-të, romakët mbeten me një lojtar me pak në fushë, Karsdorp përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 82-të, Leao shënon pas asistimit të Ibrahimoviç, 3:1 për Milanin. 

Mancini i Romës ndëshkohet direkt me karton të kuq në minutën e 90+3. 

Zlatan Ibrahimoviç dështon nga penalltia në minutën e 90+4, lëshon rastin për të thelluar fitoren.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, nuk u paraqit as një minutë për romakët. 

Milani është në vend të dytë me 45 pikë, ka një me pak se lideri Interi dhe Roma zë pozitën e shtatë me 32 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat