Hysaj shihet si zëvendësues i Trippier te Atletico Madridi

Futboll

Hysaj shihet si zëvendësues i Trippier te Atletico Madridi

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:17
Hysaj shihet si zëvendësues i Trippier te Atletico Madridi

Mbrojtësi i djathtë i Lazios, Elseid Hysaj ëstë kthyer edhe një herë si protagonist në këtë afat kalimtar.

Lojtari 27 vjeçar kaloi verën e kaluar te Lazio pas përvojës së tij te Napoli, duke u bashkuar me trajenin Maurizio Sarri që kishte punuar më parë me të.

Sipas TuttoMercatoweb.com, shqiptari ka pasur kontakte me klubin e Atletico Madridit së fundmi.

Atletico Madrid ka shitur Kieran Trippier te Newcastle, ku sot është bërë zyrtarizimi.

Shqiptari shihet si një zëvendësues ideal për Trippier, ndërsa përparësi e Hysajt është që mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes.

Hysaj edhe më parë ka qenë i lidhur me skuadrën e Diego Simeones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat