Kessie ka filluar të kërkojë një skuadër të re

Futboll

Kessie ka filluar të kërkojë një skuadër të re

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:41
Kessie ka filluar të kërkojë një skuadër të re

Franck Kessie ka filluar të kërkojë një skuadër të re.

Kontrata e Kessie me skuadrën e Milan po shkon drejt fundit dhe nuk shihen shumë gjasa për rinovimin.

Lojtari është në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha si Liverpool, Real Madrid, por edhe Tottenham.

‘The Sun’ bën të ditur se Kessie ka nisur tashmë negociatat me Real Madrid, për një lëvizje gjatë verës.

Florentino Perez thuhet të ketë nisur për në Milano përfaqësuesit e tij, për të mbyllur marrëveshjen me Kessie.

Thuhej se edhe Barcelona kërkonte shërbimet e lojtarit, por do të jetë e vështirë për ta të garojnë, bazuar në krizën ekonomike në të cilën po kalon klubi katalan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat