Bie pista Hysaj

Futboll

Bie pista Hysaj

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:31
Bie pista Hysaj

Atletico Madrid shiti Kieran Trippier te Newcastle për shumën e 12 milionë paundëve dhe drejtuesit e kampionëve të Spanjës po kërkojnë për një mbrojtjës të djathtë për të zëvendësuar anglezin.

Elseid Hysaj ishte një nga alternativat, teksa emri i mbrojtësit shkodran është lidhur me “Colchoneros” edhe kur ishte pjesë e Napolit. Gjithsesi, lojtari i kombëtares nuk do të largohet nga Lazio.

Mediet spanjolle raportojnë se Atletico e ka gjetur në La Liga zëvendësuesin e Trippier, dhe ai është Daniel Wass, 32-vjeçari i Valencias, i cili numëron 41 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e Danimarkës.

Drejtuesit e klubit nga kryeqyteti kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit dhe klubin e Valencias, dhe gjithçka po shkon mirë. Bisedimet mes palëve ndodhen në fazë të avancuar dhe akordi final është çështje kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat