Ardian Kozniku anashkalohet në listën e të nominuarve në Kroaci... Ja sa vota merr Ademi

Futboll

Ardian Kozniku anashkalohet në listën e të nominuarve në Kroaci... Ja sa vota merr Ademi

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:11
Ilustrim nga

Është interesant se në listën e 50-të të npminuarve nuk gjendet Ardian Kozniku! 

Media e njohur kroate “Veçernji list” po e zgjedhin futbollistin më të mirë kroat në 50 vitet e fundit.

Në listën e të nominuarve mungon Ardian Kozniku, ish reprezentues i Kroacisë dhe fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.

Image

Ardian Kozniku

Kozniku ka qenë pjesë e Hajdukut të Splitit, kohën kur ishte shënuesi më i mirë (me 12 gola, kampion me ekip) i kampionatit të parë kroat (1991-1992) pas ndarjes nga ish Jugosllavia.  

Nuk është në listë e 50 të nominuarve nëse merret për bazë, se edhe ai ka 7 ndeshje me Kombëtaren e Kroacisë.

“Me rastin e një gjysmë shekulli të zgjedhjes sonë tradicionale, Veçernji list në 14 ditët do t'i lejojë lexuesit të zgjedhin futbollistin më të mirë kroat në pesëdhjetë vitet e fundit, që nga viti 1972, kur ishte futbollisti ynë i parë i vitit, qendërsulmues i Velezhit të Mostarit, Dushan Bajeviq.

Gazetarët e rubrikës sportive ‘Veçernji List’ ranë dakord për listën prej pesëdhjetë kandidatësh për të cilët do të mund të votoni. Ishte një zgjedhje vërtet e vështirë, plot polemika dhe debate”, shkruan mes të tjera “Veçernji list” .

I vetmi shqiptar në listë është Arijan Ademi i Dinamos nga Zagrebi, deri me tash është votuar 5,28 për qind nga lexuesit e 'Veçernj list', ndërsa Luka Modriç  i Realit, prin me 52,33% 

Lista e të nominuarve, kjo është përqindja e votave për secilin deri në këto momente   

Arijan Ademi    5,28 për qind 
Aljosha Asanoviq    0,73% 
Slaven Biliq    0,24%  
Zvonimir Boban 2,89% 
Alen Bokhiq    1,32% 
Marcelo Brozoviç    0,47% 
Ivan Buljan    0,12% 
Vedran Çorluka    0,12% 
Eduardo da Silva    0,62% 
Ivan Gudel    0,67% 
Tomisllav Ivkoviq    0,07% 
Robert Jarni    0,30% 
Jurica Jerkoviç    1,11% 
Niko Kovaç    0,99% 
Robert Kovaç    0,63% 
Mateo Kovaçiç    0,97% 
Andrej Kramariç    0,23% 
Niko Kranjçar    0,59% 
Zlatko Kranjçar    0,37% 
Drazhen Ladiq    0,14% 
Dejan Lovren    1,38% 
Mario Manxhukiç    3,30% 
Marko Mlinariç    0,77% 
Luka Modriç    52,33% 
Drazhen Muzhiniç    0,10% 
Ivica Oliç    0,31% 
Ivan Perishiç    0,62% 
Stipe Pletikosa    0,09%
Danijel Pranjiç    0,30% 
Robert Prosineçki    6,75% 
Dado Prsho    0,24% 
Ivan Rakitiç    1,28% 
Mladen Ramljak    0,11% 
Milan Rapaiç    0,24% 
Josip Skoblar    0,32% 
Zvonimir Soldo    0,08% 
Darijo Srna    0,37%
Mario Staniç    0,09% 
Danijel Subashiç    0,14% 
Dario Shimiç    0,19% 
Josip Shimuniç    1,48%
Igor Shtimac    0,16% 
Davor Shuker    8,25% 
Ivica Shurjak    0,38% 
Igor Tudor    0,19% 
Domagoj Vida    0,14% 
Goran Vlaoviç    0,09% 
Zlatko Vujoviq    0,41% 
Zoran Vuliq    0,11% 
Velimir Zajec    1,91%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat